Presidenti amerikan Donald Trump duke e kritikuar qëndrimin e administratës së Pekinit ndaj pandemisë së koronavirusit, deklaroi se, “Kina do të bëjë çmos në mënyrë që unë t’i humbas zgjedhjet në nëntor. Këtë e dëshmojnë hapat e tyre kundër meje”, tha Trump, transmeton arbresh.info.
Trump, me javë të tëra është duke deklaruar se kriza ekonomike e shfaqur nga koronavirusi do të rrezikoje zgjedhjet që do të mbahen në nënor në SHBA.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Presidenti amerikan tha se beson që Kina do të sigurojë më shumë informacione në të ardhmen në lidhje me koronavirusin,
“Unë mund t’i përgjigjem Pekinit në shumë mënyra të ndryshme. Por, aktualisht jemi në vlerësimin e situatës”, tha ai.
Trump, duke deklaruar se Kina do të bëjë çmos për të mos e lejuar atë të fitojë garën në zgjedhjet e nëntorit, theksoi se “Pekini kërkon që kandidati demokrat Joe Biden të fitojë zgjidhet e nëntorit. Ata do të bëjnë çmos për të lehtësuar presionin që kam mbi tregtinë e Kinës dhe do t’I përdorin reklamat për të treguar vetën të pafajshëm”./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...