Donald Trump ka kaluar në një etapë të re të sulmeve verbale kundër prokurorit special Robert Mueller duke shprehur dëshirën e tij që të shohë ministrin e tij të Drejtësisë që t’i japë fund hetimit për ndërhyrje ruse në fushatën elektorale të vitit 2016.
Në një mesazh në “Twitter” të publikuar sot në mëngjes, presidenti amerikan vlerësoi se Jeff Sessions “duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash të trukuar, para se ajo të helmojë pak më shumë vendin tonë”.
Por Shtëpia e Bardhë i zbuti këto deklarata të presidentit pas reagimeve të shumta në lidhje me këtë ndërhyrje në çështjet juridike.
“Nuk është një urdhër, është opinioni i presidentit”, tha zëdhënësaj e tij, Sarah Sanders.
Trump është përpjekur prej shumë muajsh të diskreditojë këtë hetim, që ai e gjykon të mbushur me konflikte interesi të lidhura me Robert Mueller dhe që po helmon mandatin e tij, përcjell Atsh.
Në kuadër të këtij hetimi, agjentë dhe personalitete ruse janë akuzuar.
Por janë arrestuar edhe katër anëtarë të fushatës presidenciale të Trump, megjithatë ata janë duke u gjykuar për shkelje që nuk kanë lidhje direkte me një ndërhyrje të mundshme të Moskës.
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...