Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi dhe kërkoi shkarkimin nga puna të prezantuesit të kanalit televiziv MSNBC Joy Reid për përdorimin e shprehjes “terroristë myslimanë” në një transmetim.
Reid tha në një transmetim televiziv dje se Trump dhe mbështetësit e tij janë radikalizuar, duke thënë se kjo është sikurse “terrorizimi” i njerëzve në vendet myslimane.
Pas transmetimit në fjalë, shumë përdorues të mediave sociale thanë se deklarata e Reid-it ishte “islamofobe” dhe “raciste”, duke reaguar ndaj asocimit të terrorizmit me myslimanët nga ana e Reid.
Ndërkaq, duke reaguar në lidhje me skandalin, Trump shkroi në median sociale se “I paafti Joy Reid duhet shkarkuar nga puna për përdorimin e shprehjes ‘terroristë myslimanë’, që është një fjalë e tmerrshme”.
“Një ksenofobi dhe racizëm i tillë në MSNBC. Çdokush tjetër do të largohej shpejt”, tha Trump.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...