Ekipi i fushatës së Donald Trump do të kërkojë rinumërim të rezultatit në Uiskonsin, përkundër që rezultatet ende nuk janë deklaruar zyrtarisht.
Nëntëdhjetë e shtatë për qind e votave janë numëruar dhe raportimet sugjerojnë që Joe Biden është rrugës për të fituar shtetin me një marzhë prej 20 mijë votave, që i bie më pak se një për qind, transmeton portali arbresh.info
Bill Stepien, menaxheri i fushatës së Trumpit konfirmoi vendimin.
“Presidenti është brenda pragut për të kërkuar një rinumërim dhe ne do ta bëjmë menjëherë”, tha ai.
Nuk mund të bëhet një kërkesë zyrtare për rinumërim deri në 10 ditë pas zgjedhjeve.
Rinumërimet nuk janë të pazakonta, por ato zvarritin procesin e përcaktimit të presidentit të ardhshëm. Se sa do të zgjasë varet nga sa afër është dhe sa i diskutueshëm është./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...