Shtetet e Bashkuara kanë filluar të kërkojnë nga aplikuesit për vizë që të sigurojnë identitetin e tyre edhe nëpër media sociale.
Një zyrtare e Departamentit të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, tha për AFP se procedurat e reja të sigurisë knë hyrë në fuqi më 25 maj për udhëtarët që konsideroheshin se paraqesin rrezik, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Donald Trump u zotua që do të forcojë kontrollet kufitare, në mënyrë që të zbulojë hyrjen e ekstremistëve që duan të hyjnë në SHBA dhe që paraqesin kërcënim për vendin.
Sipas zyrtares të SHBA, oficerët konsullorë tani mund të kërkojnë informata shtesë nga aplikuesit për vizë.
“Aplikuesve për vizë do të ju kërkohet që të japin informacione shtesë, duke përfshirë edhe trajtimin e tyre në mediat sociale, numrat e mëparshëm të pasaportave, informacione shtesë mbi anëtarët e familjes, histori udhëtimesh, punësimi dhe informacioni mbi kontaktuesit”, tha ajo./Arbresh.info
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë