Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të martë se ka udhëzuar kryeprokurorin Jeff Sessions të propozojë ndryshime ligjore që do të ndalonin përdorimin e të ashtuquajturave “automatizues”, pajisje që u shtohen armëve për ta bërë më të lehtë të qëllojnë me breshëri.
“Vetëm pak momente më parë nënshkrova një memo drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, për të propozuar një rregullore të re që ndalon të gjitha pajisjet që i kthejnë armët e paligjshme në armë automatike”, tha Trump gjatë një ceremonie të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
“Pres që këto rregulla të përfundojnë, Jeff, shumë shpejt”, theksoi më tej presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Më herët, Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për Shtypin, Sarah Sanders njoftoi se Trump kishte urdhëruar Departamentin e Drejtësisë dhe Byronë e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve që të rishikojnë rregulloret për “automatizuesit”.
Sipas saj, lëvizja në këtë drejtim do të kryhet shumë shpejt.
“Presidenti është i angazhuar të sigurojë se këto pajisje janë… Gjithsesi nuk do të doja ta njoftoja unë përpara shpalljes zyrtare të tij. Por mund t’iu them se presidenti nuk e mbështet përdorimin e tyre”, deklaroi Sanders, e cila u kujdes të mos “zbulonte” fjalën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
E pyetur gjatë së martës, nëse presidenti do të mbështeste nismën që do të mund ta rriste limitin federal të moshës për armë ushtarake, siç është “AR-15”, Sanders nuk e përjashtoi këtë gjë. Në shumicën e shteteve, mosha limit për blerjen e këtyre armëve është 18 vjeç, ndërsa limiti për armët e dorës 21 vjeç./tch/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...