Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar financim të murit kufitar të premtuar prej kohësh për të ndaluar krizën në rritje humanitare si dhe atë të sigurisë.
Në adresimin e parë televiziv nga Zyra Ovale, Trump nuk ka deklaruar një emergjencë kombëtare për të tejkaluar Kongresin dhe për të ndërtuar barrierën që ka për qëllim të ndalojë emigrantët ilegalë, transmeton portali arbresh.info.
Liderët demokratë e kanë akuzuar se po mban popullin amerikan peng.
Mosmarrëveshja ka shkaktuar një mbyllje të pjesshme 18-ditore të qeverisë.
Presidenti Republikan kërkon 5.7 miliardë dollarë për të ndërtuar një pengesë çeliku, që do të shënonte mbajtjen e tij të premtimit të fushatës.
Por demokratët, të cilët kohët e fundit kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kundërshtojnë me forcë dhënien e fondeve.
Mbyllja e vazhdueshme e një të katërtës së agjencive federale është e dyta më e gjata në histori, duke lënë qindra mijëra punëtorë qeveritarë të papaguar./Arbresh.info/
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...