Komiteti i Inteligjencës së Senatit i ka bërë publike vërejtjet e përgatitura për ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, i cili pritet të dëshmojë në Capitol Hill në lidhje me shkarkimin e tij.
Sipas njoftimit të mediave, ndihmës të paidentifikuar të zotit Comey thonë se Presidenti i kishte kërkuar ish drejtorit të FBI-së besnikëri ndaj tij dhe më pas, ditën pasi Trump shkarkoi Flynn, që të zbrapste hetimin e FBI-së për lidhje të mundshme mes tij dhe rusëve, transmeton portali arbresh.info
Dëshmia e tij do të përshkruajë të gjitha takimet me Trump, e para nga të cilat kishte ndodhur me 6 janar në Trump Toëer në Nju Jork.
Një ditë para dëshmisë, janë marrë në pyetje edhe zyrtarë të lartë të sigursië, si Drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Michael Rogers , të cilët nuk kanë pranuar që të përgjigjen publikisht pyetjeve mbi këtë çështje./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...