Google ADS

Trump kërcënon të ‘shkatërrojë ’ekonominë turke

21:36 | 7 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë ekonominë turke nëse Turqia “kalon kufijtë” pas vendimit të tij për të tërhequr forcat amerikane nga veriu-lindja e Sirisë.

Përmes një postimi në mediat sociale Trump mbrojti lëvizjen e tij që mund t’i hapte rrugë Turqisë të niste një sulm ndaj luftëtarëve kurdë përtej kufirit, transmeton portali arbresh.info

Tërheqja u kritikua shumë edhe nga aleatët republikanë të Trump.

Forcat kurde ishin aleatët kryesorë të SHBA-ve në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri.

Vendimi i papritur i Trump, përshkruar nga kurdët si “thikë pas shpine”, shkron kundër këshillave të zyrtarëve të lartë në Pentagon dhe Departamentit të Shtetit.

Kritikët thonë se tërheqja e ushtrisë amerikane mund të lehtësojë ringjallejn e Shtetit Islamik dhe forcat kurde t’i lërë në rrezik që të sulmohen nga Turqia, e cila i konsideron ata terroristë.

Megjithatë, Trump paralajmëroi Turqinë të mos përfitonte nga vendimi i tij, duke thënë se ai mund të “shkatërrojë” ekonominë e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme