Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të dërgojë më shumë oficerë federalë në qytetet e mëdha për të kontrolluar protestat.
Trump ka kritikuar një numër të qyteteve që udhëhiqen nga “Demokratët liberalë”, përfshirë Çikagon dhe Nju Jorkun, duke thënë se liderët e tyre kishin frikë të vepronin, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se oficerët e dërguar në Oregon kishin bërë një punë fantastike në rikthimin e ligjit pas disa ditëve protesta në Portland.
Zyrtarët lokale thonë se oficerët federalë janë duke u keqësuar gjërat.
Drejtuesit e shtetit kanë kërkuar që zoti Trump të largojë personelin nga Portland, duke e akuzuar atë për përshkallëzimin e situatës si marifet politik në një vit zgjedhor.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump përsëriti thirrjen e tij për ligj dhe rregull.
“Ne po dërgojmë ligjzbatuesit”, u tha gazetarëve. “Nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë nëpër qytete”.
Ai posaçërisht përmendi New York City, Çikago, Philadelphia, Detroit, Baltimore dhe Oakland në diskutimin e problemeve me dhunën.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në vendin tonë, të gjithë të udhëhequr nga Demokratët liberalë”.
Trump gjithashtu vlerësoi përpjekjet e diskutueshme federale për zbatimin e ligjit në Portland. Qyteti ka parë protesta të vazhdueshme kundër brutalitetit të policisë në qytet që nga vdekja e George Floyd, një afro-amerikan paarmatosur, në Minesota në maj.
Trump vendosi personelin në qytetin bregdetar perëndimor të SHBA dy javë më parë për të shuar trazirat civile./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...