Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për “probleme të mëdha” nëse e rinisë programim bërthamor që u pajtua të ndalojë në marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015.
Duke folur në Zyrën Ovale ku mirëpriti presidentin francez Emmanuel Macron, Trump e quajti marrëveshjen me Iranin një fatkeqësi dhe çmenduri, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti prej që ka marrë presidencën ka kërcënuar të refuzojë një zgjatje të paketës së paktit bërthamor të epokës së Obamës në një afat përfundimtar më 12 maj.
Macron ndërkohë ndodhet në Uashington pikërisht për të kundërtën, për të bindur Trumpin që të ruajë paktin.
“Nuk do të jetë kaq e lehtë për ta që të rifillojnë”, tha zoti Trump kur një gazetar i pyeti atë për mundësinë e rifillimit të programit bërthamor të Iranit nëse marrëveshja prishet.
“Ata nuk do të rinisin asgjë. Do të kenë probleme të mëdha nëse e bëjnë këtë, më të mëdha se sa kanë pasur ndonjëherë më parë.
“Shkruajeni këtë, ata rinisin programin e tyre bërthamor, ata do të kenë probleme më të mëdha se ata që kanë pasur ndonjëherë më parë”.
Paralajmërimi i zjarrtë i Trump vjen një ditë pasi presidenti iranian Hassan Rouhani kërcënoi me “pasoja të rënda” në qoftë se SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore./Arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...