Google ADS

Trump kërcënon Kinën me tarifa më të mëdha

01:31 | 6 Prill 2018
Trina Galanxhi

Donald Trump ka udhëzuar Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA të shqyrtojë mundësinë e goditjes së Kinës me një tarifë shtesë prej 100 miliardë dollarësh, duke e akuzuar Kinën për përfshirjen në “hakmarrje të padrejta” në vend që të mbështesë presionin e Uashingtonit, transmeton portali arbresh.info

“Në vend se të korigjojë sjelljen e saj të keqe, Kina ka zgjedhur të dëmtojë fermerët dhe prodhuesit tanë. Në dritën e hakmarrjes së padrejtë të Kinës, unë kam udhëzuar Përfaqësuesin e Tregtisë të shqyrtojë nëse 100 miliardë dollarë shtesë do të ishin të përshtatshme sipas nenit 301 dhe nëse po, të identifikojnë produktet mbi të cilat do të imponohen tarifa të tilla”, ka theksuar Trump, cituar nga Shtëpia e Bardhë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme