Trump: Kam të drejtë absolute të amnistoj veten

16:50 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka të drejtë absolute për të falë veten në hetimin rus, ndërsa insiston që nuk ka bërë asgjë të keqe.

Ai përsëriti argumentin që avokatët e tij bënë në një memorandum të janarit tek prokurori special i SHBA-ve që drejtoi hetimin, transmeton portali arbresh.info.

Në postimin e tij, Trump përsëri kritikoi hetimin nëse fushata e tij zgjedhore kishte bashkëpunuar me Rusinë ose kishte penguar drejtësinë.

Studiuesit e kushtetutës janë të ndarë në atë nëse një president mund ta falë veten apo jo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme