Mahmoud Ahmadinejad thotë se presidenti amerikan Donald Trump ka ‘zgjedhur rrugën e luftës’.
Në një intervistë për Euronews, ish-presidenti i Iranit, ka theksuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen me 19 maj, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu e ka përshkruar marrëveshjen bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore të vitit 2015 si ‘të paqartë’.
“Sipas mendimit tim, mënyra dhënies së informacionit ishte e pasaktë. Kombit nuk i është dhënë informacioni i duhur dhe më pas e kuptuar që nuk u materializua. Sanksionet janë të vazhdueshme”, ka thënë ai.
Ahmadinejad parashikon politikën amerikane në Siri si ‘dërgim në një luftë tjetër’ dhe rënien e fuqisë globale, Amerikës.
“Mendoj se Trump ka zgjedhur rrugën e luftës, pavarësisht premtimeve që ia bëri popullit të tij. E kam thënë edhe më parë dhe po e them përsëri: kjo luftë do të dërgojë në rënien e fuqisë botërore sikurse është SHBA-ja”, tha ai.
“Irani, SHBA-të, Rusia, Arabia Saudite, Turqia duhet të bashkohen për punuar rreth sigurisë, paqes dhe dialogut në Siri. Së dyti duhet të respektohet vullneti i popullit sirian”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...