Donald Trump ka mohuar të ketë ndryshuar qëndrimet e tij për ndërtimin e murit, pasi këshilltari i tij kryesor tha se presidenti ishte i “painformuar” kur e bëri premtimin.
Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly tha për Fox News se opinionet e presidentit kanë evoluar që nga premtimi që e bëri në fushatë për murin SHBA-Meksikë, transmeton portali arbresh.info
“Fushata është shumë e ndryshme nga qeverisja,” tha zoti Kelly të mërkurën.
Orë më vonë, presidenti shkroi për të thënë se Meksika do të paguante “mjete direkte apo indirekte”.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/953948941674078208?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-42724380
Mediat amerikane raportojnë se shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë u tha të mërkurën anëtarëve të Grupit të Kongresit hispanik se SHBA-të nuk do të ndërtonin kurrë një mur përgjatë gjithë kufirit të saj jugor.
Kelly thuhet gjithashtu se Meksika kurrë nuk do të paguajë për strukturën, siç ka premtuar në mënyrë të përsëritur zoti Trump./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...