Trump ka marrë vendim mbi marrëveshjen me Iranin

01:30 | 11 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë kësaj jave do të njoftojë mbi strategjinë e përgjithshme të Iranit.

“Do të njoftoheni në fund të javës”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, transmeton portali arbresh.info

“Presidenti ka marrë vendim dhe si dëshiron që t’ju sigurojë që ne kemi një politikë të gjërë për t’u marrë me këtë, jo vetëm një pjesë të saj”, shtoi ajo.

Raportetet e mediave amerikane kanë theksuar se vendimit i Trumpit mund të dërgojë në anulimin e marrëveshjes së arritur gjatë mandatiti të Barack Obamës.

Në lidhje me marrëveshjen e Iranit kanë shprehur shqetësim edhe vendet e BE-së, me theks të veçantë Gjermania, e cila ka deklaruar se anulimi i marrëveshjes “mund të ndryshojë botën”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme