Autori i librit “Fire and Fury”, Michael Wolff ka bërë disa akuza kundër Presidentit Donald Trump, duke bërë kështu që mediat e huaja të mbanin librin e tij në titujt kryesorë.
Së fundmi ai pretendon se Presidenti Trump ka një lidhje jashtë martesore, shkruan “Real Time”, transmeton portali arbresh.info
“Ka diçka në këtë libër që unë kam qenë absolutisht i sigurt, por që nuk e kisha provën përfundimare”, tha ai për “Real Time”, duke vënë në dyshim se Trump ka dashnore.
Edhe pse ai nuk i referohet termit bukfal, ai ka supozuar duke iu referuar dëshmisë që ekspozoi çështjen e ish-presidentit Bill Clinton me Monica Leëinsky në vitet ’90.
“Duhet të lexoni mes rreshtash”, ka qenë përgjigjja e tij kur u pyet nëse Trump ka dashnore.
“Është në fund të librit, mjafton t’i shkoni deri në fund”, shtoi ai.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me akuzat e reja të gazetarit.
Trump njihet për martesat dhe aferat e tij me shumë gra.
Detajet në librin e Ëolff theksojnë se Trump kalon shumë pak kohë me gruan e tij, Melanie, madje shton se ata nuk kishin marrëdhënie intime as në kohën kur jetonin bashkë.
“Martesa e tyre ishte shqetësuese për të gjithë ata që punuan me Donald Trump gjatë fushatës”, shtoi ai.
Të shtunën, Melania ka festuar njëvjetorin e inaugurimit duke publikuar në rrjetet sociale një foto të saj bashkë me Presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump./arbresh.info/
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...