Djali i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Donald Jr., ka përfunduar intervistën e tij të tretë përpara ligjvënësve si pjesë e hetimit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Komisionet e Dhomës së Përfaqsuesve dhe të Kongresit po hetojnë një takim të zyrtarëve të fushatës së zotit Trump me një avokate ruse në vitin 2016, në të cilin kishte marrë pjesë edhe Trump Jr.
Trump Jr. shpenzoi nëntë orë prapa dyerve të mbyllura me anëtarët e Komisionit të Senatit për Zbulimin të mërkurën.
Ai ka folur edhe para dy komisioneve të tjera që po hetojnë mbi ndërhyrjen ruse dhe nëse fushata e Presidentit Trump ka qenë e përfshirë.
Gazetarja: “Zoti Trump, si shkoi? A do të ktheheni? A e mbaruat dëshminë?”
Trump Jr.: “Nuk dihet.”
Demokrati më i lartë në Komisionin e Senatit për Zbulimin dëshiron që Trump Jr. të paraqitet përsëri për një seancë dëgjimore të hapur për publikun.
Hetuesit janë duke shqyrtuar një takim të qershorit të vitit 2016 me një avokate ruse, në të cilin kanë marrë pjesë Trump Jr. dhe zyrtarë të tjerë të fushatës së Presidentit Trump./VoA/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...