Trump: ISIS nuk duhet të lejohet të hyjë në SHBA!

00:04 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi të dytë në Twittër në lidhje me sulmin terrorist në Nju Jork.

Edhe pse Shteti Islamik nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe 12 të tjerë të plagosur, Trump ka theksuar se “ISIS nuk duhet të lejohet në hyjë në SHBA”, transmeton portali arbresh.info

“Ne nuk duhet assesi të lejojmë kthimin, ose hyrjen e Shtetit Islamik në vendin tonë, tani pasi i kemi mposhtur në Lindjen e Mesme dhe kudo. Mjaft!”, ka shkruar Trump.

Sulmuesi është arrestuar dhe është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk janë dhënë detaje se cilat ishin shkaqet e sulmit./arbresh.info/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/925490503218589696?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Flive%2Fworld-us-canada-41825922

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme