Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha sot se Irani “kurrë nuk ka fituar luftë”, pas vrasjes së komandantit të lartë iranian gjatë sulmit ajror amerikan në kryeqytetin irakian, Bagdadi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Irani kurrë nuk ka fituar luftë, por kurrë nuk ka humbur negociata!”, shkroi Trump në Twitter.
Këto komente erdhën pas deklaratës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, i cili përsëriti përkushtimin e Washingtonit për de-eskalim me Iranin.
SHBA konfirmoi të enjten se ka kryer sulmin që vrau Qasem Soleimani, komandantin e forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit.
Pentagoni akuzoi Soleimanin se planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të SHBA-ve në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë është përgjegjës për vdekjen e qindra anëtarëve të shërbimit amerikan dhe të koalicionit.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj