Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani ka dëshiruar heqjen e sanksioneve si parakusht për takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të mbajtur këtë javë, kërkesë të cilën ai thotë se e ka refuzuar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Irani dëshironte nga unë që t’i heq sanksionet e imponuara ndaj tyre në mënyrë që të takohemi”, shkroi Trump në Twitter.
“Kuptohet, unë thash JO!”, shtoi ai.
U shfaqën spekulime se Trump do të mbajë një takim me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani, gjatë takimit të OKB-së si një hap para drejt zbutjes së marrëdhënieve dypalëshe që kishin arritur kulmin në muajt e fundit. Mirëpo, Trump të enjten u kthye në Washington pa u zhvilluar ky takim.
Vendimi i tij në maj të vitit 2018 për të tërhequr SHBA-të nga marrëveshja ndërkombëtare që kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimeve prej miliarda dollarësh nga sanksionet ekonomike, shkaktoi një seri veprimesh që kanë përfshirë ri-imponimin e sanksioneve nga Washingtoni që u hoqën si pjesë e marrëveshjes.
Administrata e presidentit Trump ka vazhduar me imponimin e sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit, së fundmi duke synuar Bankën Qendrore të Iranit, duke pasur për qëllim kthimin e Iranit në tryezën e bisedimeve.
Trump vendosi që të braktisë marrëveshjen me Iranin përkundër kundërshtimeve nga të gjithë nënshkruesit tjerë që paralajmëruan se një veprim i tillë do të çonte në rritjen e mundësive për konfrontim.
Palët tjera të marrëveshjes këtë javë thanë se akoma po përpiqen që të shpëtojnë marrëveshjen, duke pranuar se kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Irani ka ndërmarrë veprime të njëpasnjëshme në kundërshtim me marrëveshjen në përpjekje për t’u bërë presion palëve që t’ia mundësojnë përfitimet financiare që duhej t’i pranonte nga marrëveshja, por që janë ndaluar nga sanksionet amerikane.
Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE-së, tha se veprimet e ndërmarra nga Irani deri më tani janë të pakthyeshme, por i bëri thirrje Iranit që të zbatojë marrëveshjen duke u shprehur se është në interes të sigurisë së të gjithëve, si dhe në interesin ekonomik të Iranit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...