Presidenti amerikan Donald Trump është duke pastruar rrugën për shitjen e armëve në vlerë miliarda dollarë tek Arabia Saudite, duke cituar kërcënimet iraniane si arsye.
Trump aktivizoi një aspekt të përdorur rrallë të ligjit federal për të shtyrë përpara marrëveshjen tetë miliardë dollarëshe, e cila zakonisht do të duhej të miratohej nga Kongresi, transmeton portali arbresh.info.
Ai e bëri këtë duke deklaruar se tensionet e vazhdueshme me Iranin përbënin një emergjencë kombëtare.
Ky veprim ka zemëruar ata që kanë frikë se armët mund të përdoren kundër civilëve.
Disa demokratë kanë akuzuar gjithashtu presidentin për anashkalimin e Kongresit, sepse shitja e armëve, duke përfshirë municionet e udhëhequra me saktësi dhe forma të tjera të bombave, do të ishte kundërshtuar fuqishëm në Kapitol Hill.
Armët thuhet se gjithashtu do t’i shiten Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë./Arbresh.info/
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Llanaj izolohet sërish ...
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë