Google ADS

Trump i zgjat sanksionet Rusisë edhe për një vit

21:12 | 2 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zgjatur sanksionet kundër Rusisë dhe individëve ruse edhe për një vit.

Sanksionet u imponuan nga ish-presidenti Barack Obama, në mars të vitit 2015, në përgjigjje të krizës politike në Ukrainë, transmeton portali arbresh.info

Gradualisht, SHBA ka zgjeruar listën e njerëzve dhe subjekteve nën sanksionet e saj gjatë viteve. Shtesa e fundit për 21 individë dhe nëntë kompani është njoftuar në janar të vitit 2016.

Në një letër të kërkuar sipas Aktit të Emergjencave Kombëtare, Trump njoftoi Kongresin se Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të trajtojë situatën në Ukrainë si “një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe për politikën e jashtme të SHBA-ve”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme