Tërmeti me magnitudë 6,8 ballë tronditi provincën lindore Elazığ mbrëmjen e së premtes, ku 41 persona kanë humbur jetën
Presidenti amerikan Donald Trump përmes një bisede telefonike i ka shprehur ngushëllime presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me tërmetin vdekjeprurës të së premtes në lindje të Turqisë, njoftoi drejtoria e komunikimit e presidencës së Turqisë.
Tërmeti me magnitudë 6,8 ballë tronditi provincën lindore Elazığ mbrëmjen e së premtes, ndërsa siç njofton Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), 41 persona kanë humbur jetën. Dridhjet u ndien edhe në vendet fqinje, përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë.
Gjatë ditës së djeshme, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, u tha përfaqësuesve të mediave se 18 nga 86 personat e lënduar janë nën kujdes intensiv nëpër spitale.
Sipas AFAD, nga 1.607 personat e lënduar, 1.516 janë liruar nga spitalet, ndërsa 45 persona të bllokuar nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar.
Pas tërmetit 6,8 ballë, në rajon kanë ndodhur 948 dridhje, prej të cilëve 21 me magnitudë mbi 4 ballë.
AFAD gjithashtu njoftoi se vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon me më shumë se 3.800 personel, qindra automjete dhe 22 qen të stërvitur./AA
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës