Trump i quan si “fatkeqësi e madhe” zjarret në Kaliforni

12:27 | 23 Gusht 2020
Arbresh.info

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo shpallje nga presidenti Trump do të ndihmojë njerëzit e prekur nga zjarret në këtë shtet me këshillime krize, akomodim dhe shërbime të tjera sociale.

Presidenti amerikan Donald Trump ka aprovuar ndihmën federale për zjarret që po vazhdojnë në Kaliforni, të cilat ai i shpalli “fatkeqësi e madhe”.

Sipas BBC, Trump i ka shpallur zjarret në Kaliforni si “fatkeqësi të madhe”, duke i hapur rrugën ndihmës federale.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo shpallje nga presidenti Trump do të ndihmojë njerëzit e prekur nga zjarret në këtë shtet me këshillime krize, akomodim dhe shërbime të tjera sociale.

“Nëse nuk besoni në ndryshimet klimatike, ejani në Kaliforni”, tha Newsom në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se këto zjarre janë ndryshe nga gjithçka që është parë deri më tani në Kaliforni.

Rreth 400 mijë hektarë janë shndërruar në hi si pasojë e zjarreve, për fikjen e të cilëve janë angazhuar mbi 14 mijë zjarrfikës në 585 pika.

Numri i të vdekurve si pasojë e fatkeqësisë është rritur në gjashtë, ndërsa 43 persona janë lënduar, përfshirë edhe zjarrfikës. Mijëra persona janë detyruar t’i braktisinin shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet së fundmi kanë dhënë urdhër evakuimi për mijëra persona në rajonin Bay në afërsi të qytetit San Jose.

Siç raportohet, qendra historike në parkun më të vjetër të Kalifornisë, Big Basin, është shndërruar në hi, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe drunj verra të lashtë dy mijë vjet.

Zjarri ka rrëzuar edhe drunj të lartë madje deri në 100 metra./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme