Trump i ofroi Putinit takim në Shtëpi të Bardhë, thotë Kremlini

20:57 | 2 Prill 2018
Trina Galanxhi

Mediat ruse kanë raportuar se Presidenti amerikan, Donald Trump ka ftuar në Shtëpi të Bardhë, Vladimir Putinin.

Ftesa besohet të jetë bërë gjatë thirrjes telefonike kur Trump uroi Putinin për rizgjedhjen e tij si president më 20 mars, ka deklaruar Yuri Ushakov, një ndihmës i Putinit, shkruan AP, transmeton portali arbresh.info

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thanë është vetëm punë kohe se kur do të takohen të dy liderët,

Thirrja u kritikua pasi shumë vëzhgues, duke përfshirë edhe politikanë nga partia e vetë Trump, i konsideruan zgjedhjet si një mashtrim.

Rusia gjithashtu është akuzuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-ve, në të cilat Trump doli fitues.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur që nga bisedimet e dy liderëve, pasi Uashingtoni ka marrë vendim të dëbojë 60 zyrtarë rus, si pasojë e inciativës së nisur nga Britania e Madhe pas helmimit të ish-spiunit rus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme