Trump i lumtur me Korenë Jugore që po blen shumë armë amerikane

21:23 | 7 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, është duke vepruar si një shitës i mirë për armët amerikane, duke lidhur kështu kontratë me Japoninë dhe Korenë Jugore, në mënyrë që të mposhtin Korenë Veriore.

Gjatë vizitës së tij në Seul, Trump ka mirëpritur planet e Koresë Jugore për të blerë miliarda dollarë pasije ushtarake amerikane, transmeton portali arbresh.info

Trump gjatë udhëtimit në Azi tha se “”sasia e pajisjeve dhe gjërave që do të urdhëroni nga Shtetet e Bashkuara do të rritet ndjeshëm dhe do të sjellë poshtë deficitin tregtar, gjë që është shumë e rëndësishme për popullin tonë”.

“Ne kemi deficite tregtare më shumë vende dhe nuk duam defekte tregtare, prandaj e vlerësojmë shumë atë”, tha Trump, gjatë takimit me Presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in.

Destinacioni i ardhshëm për Trump do të jetë Kina, e cila do të jetë një kliente e vështirë për industrinë e mbrojtjes amerikane, megjithatë, ka gjasa që Trump të promovojë armët amerikane në Vietnam dhe Filipine./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme