Trump i kërkon Erdoganit të ketë kujdes

08:30 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Në një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Donald Trump ka ngritur shqetësimet që operacioni i vazhdueshëm i Ankarasë në Siri, mund të rezultojë në përleshje direkte mes dy aleatëve të NATO-s.

“Presidenti Trump transmetoi shqetësimet se përshkallëzimi i dhunës në Afrin, Siri, rrezikon të nënçmojë qëllimet tona të përbashkëta në Siri”, sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, transmeton portali arbresh.info

“Ai i kërkoi Turqisë të ushtrojë kujdes dhe të shmangë çdo veprim që mund të rrezikojë konfliktin midis forcave turke dhe amerikane”.

Trump ka nxitur më tej Turqinë të heqë dorë dhe të “kufizojë veprimet e saj ushtarake” në mënyrë që “të shmangë viktimat civile dhe rritjen e numrit të personave të zhvendosur dhe refugjatëve”.

SHBA ka rreth 2.000 trupa dhe “këshilltarë” ushtarakë në Siri. Uashingtoni dhe Ankara mund të vijnë me të vërtetë ballë për ballë, ndonëse mundësia është “e vogël”, tha zëvendëskryeministri turk më herët, pasi Erdogan njoftoi se ishte i bindur se ai do të “shkatërronte lojërat” përgjatë kufijve të Turqisë.

Pavarësisht thirrjeve për përfshirjen ushtarake në Siri, udhëheqësi turk njoftoi një zgjatje të operacionit nga rajoni Afrin në enklavën e ndarë kurde të Manbij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme