20 milionë dollarë është shifra që presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon si dëmshpërblim nga aktorja e filmave pornografikë, Stormy Danniels. Arsyeja është sepse aktorja nuk ka respektuar marrëveshjen për të mos treguar rreth marrëdhënieve intime me presidentin.
Michael Cohen , avokati i Donald Trump, deklaroi se aktorja e filmave pornografike, Stormy Daniels, nuk ka respektuar marrëveshjen për të heshtur, duke e shkelur atë 20 herë dhe për këtë arsye presidenti amerikan ka të drejtë t’i kërkojë një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.
Kohen gjithashtu ka kërkuar që seanca e gjyqit të jetë private dhe pa praninë e gazetarëve.
Mediat amerikane raportojnë se do të ketë më shumë informacione rreth kësaj çështjeje në fund të muajit, kur aktorja do të japë një intervistë të gjatë. Kjo e fundit ka akuzuar kreun e Shtëpisë së Bardhë se nuk ka firmosur marrëveshjen prej 130 mijë dollarësh dhe për këtë arsye ajo nuk ka qenë asnjëherë e vlefshme.
Avokati i aktores konfirmoi për CNN se janë dhe gjashtë gra të tjera, të cilat kanë firmosur një marrëveshje të tillë, për të heshtur rreth marrëdhënieve seksuale që kanë pasur me presidentin amerikan.
Marrëdhënia me Stormy Daniels daton vetëm një vit pas martesës së Trump me Melani dhe pak muaj pas lindjes së djalit të tyre Baron. Avokati i aktores pretendon se klientja e tij është kërcënuar dhe fizikisht në rast se do të komentojë në media marrëdhënien e saj me Trump./monitor/
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...