Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat e vendit të tij i kanë vënë në shenjestër 52 lokacione iraniane dhe do të sulmojnë shpejt dhe fuqishëm në rast se Irani i sulmon amerikanët apo asetet e tyre.
Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani, përmes një sulmi me dron pranë aeroportit të Bagdadit.
Vrasja e tij paraqet tensionim edhe më të madh të marrëdhënieve mes dy shteteve, ndërsa Irani është zotuar se do të hakmerret për sulmin e Shteteve të Bashkuara.
Duke shkruar në Twitter, presidenti amerikan tha se Irani po flet me guxim shumë të madh për shënjestrimin e aseteve të Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se i ka identifikuar 52 lokacione iraniane, disa prej të cilave kanë rëndësi shumë të madhe për Iranin dhe kulturën e këtij vendi, dhe paralajmëroi se ato do të goditen shumë shpejt dhe fuqishëm, nëse Irani i sulmon Shtetet e Bashkuara.
Presidenti tha se kjo shifër e paraqet numrin e pengjeve amerikane që u mbajtën të ngujuar për më shumë se një vit nga Irani pasi ishin rrëmbyer nga ambasada amerikane në Tehran.
Disa minuta pas kësaj deklarate, faqja e internetit të një agjencie qeveritare amerikane u hakua nga një grup i quajtur “Grupi i Hakerëve Iranianë të Sigurisë Kibernetike”, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...