Google ADS

Trump: I kam kërkuar Kinës të heqë tarifat për produktet bujqësore

23:55 | 3 Mars 2019
Trina Galanxhi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, u shpreh se i ka kërkuar Kinës të heqë menjëherë tarifat për produktet bujqësore.

Kjo me argumentin se negociatat mes Uashingtonit dhe Pekinit po ecin mirë, dhe ai nuk ka rritur tarifat me 25 për qind, si pati paralajmëruar se do të vepronte duke filluar nga 1 Marsi.

Me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, Trump theksoi se kjo ishte shumë e rëndësishme për bujqit amerikanë dhe për atë personalisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme