Ish presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit aktual Joe Biden që të mos “flejë në gjumë” gjatë takimeve në Europë, ndërsa përmes tij i ka dërguar të fala edhe presidentit rus, Vladimir Putin.
“I uroj fat Joe Biden në negociatat me Vladimir Putin. Mos flini dhe ju lutem përcillja atij urimet e mia më të mira”, tha Trump, transmeton portal arbresh.info
Gjatë fushatës elektorale, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij “Joe gjumashi”.
Trump vuri në dukje se takimi me presidentin rus në Helsinki në vitin 2018 ishte “i shkëlqyeshëm dhe shumë produktiv”.
Ish-udhëheqësi amerikan shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara, megjithë pretendimet e medias, “arritën shumë në atë samit, duke përfshirë respektin për Presidentin Putin dhe Rusinë”.
Takimi mes Joe Biden dhe Vladimir Putin do të mbahet me 16 qershor në Gjenevë.
Kremlini ka thënë se presidentët synojnë të diskutojnë marrëdhëniet ruso-amerikane, stabilitetin strategjik, mbi pandeminë dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale./arbresh.info/
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...