Duke hedhur poshte të gjitha pretendimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Presidenti amerikan Donald Trump, tha se hetimi i udhëhequr nga këshilltari special Robert Mueller e bëri vendin të “duket shumë keq”.
Sipas gazetarit të “New York Times”, i cili intervistoi Trumpin për gjysme orë në klubin e golfit të Presidentit në Ëest Palm Beach të Floridës, Trump 16 herë përsëriti se nuk kishte “bashkëpunuar” me Rusinë gjatë fushatës parazgjedhore, transmeton portali arbresh.info
Donald Trump ka theksuar se “ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 ishte një mashtrim i bërë nga demokratët dhe është përdorur si justifikim për ata që kanë humbur zgjedhjet”.
Tutje ai shtoi se “hetimi i Muellerit e bëri vendin të duket shumë i keq”, ndërsa ka shtuar se nuk është aspak i shqetësuar, sepse “nuk ka asgjë për të fshehur”./arbresh.info/
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...