Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka pyetur nëse bisedimet e paqes me Izraelin do të rifillojnë, duke fajësuar palestinezët.
Trump tha se palestinezët nuk kishin “respektuar” SHBA-të pas vendimit të tij të diskutueshëm për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, transmeton portali arbresh.info
“Respekti duhet t’i tregohet SHBA-ve, ose nuk vazhdohet më tutje”, tha ai para gazetarëve në Davos.
Palestinezët thonë se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më as si ndërmjetësues neutral.
Presidenti Mahmoud Abbas e ka quajtur deklaratën e Trump për njohjen e Jerusalemit si “shuplakë të shekullit”.
Ulur së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump qëndroi me vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
“Izraeli gjithmonë ka mbështetur Shtetet e Bashkuara, kështuqë ajo që bëra me Jersualemin ishte nderi im”, tha ai./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...