Propozimi i Donald Trumpit për buxhetin prek Departamentin amerikan të Shtetit dhe USAID-in, të cilët do të përballen me një shkurtim të shpenzimeve në masën 28%, nëse plani i presidentit merr “dritën jeshile” të Kongresit.
Ajo që përfiton më shumë nga paratë e kursyera do të jetë ushtria. Disa ekspertë mendojnë se, shkurtimet mund ta bëjnë më të efektshme diplomacinë amerikane, por të tjerë, duke përfshirë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe ligjvënës, e kundërshtojnë reduktimin e fondeve për DASH-in dhe ndihmën e huaj.
VOA thotë se zyrtarët e shërbimit diplomatik, pjesëtarë të tjerë të stafit në Departamentin e Shtetit, si dhe ata në ambasadat amerikane e prisnin propozimin e shkurtimeve masive.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe të ndihmës humanitare japin alarmin, duke thënë se pasojat e një veprimi të tillë mbi refugjatët dhe njerëzit e tjerë në nevojë në mbarë botën do të ishin shkatërrimtare.
Siç shpjegoi Adotei Akëei i “Amnesty International” për “Zërin e Amerikës”, nuk është vetëm pakësimi i fondeve ai që ngjall shqetësim, por edhe boshllëku që do të krijonte mungesa e Shteteve të Bashkuara si partnere, si gjeneratore e novacionit, e krijimtarisë dhe natyrisht si një zë për të drejtat e njeriut.
Por ka dhe analistë që mbrojnë idenë se Departamenti i Shtetit është një burokraci e fryrë dhe se shkurtimet do t’i bënin mirë. Ndonëse republikanët e Trumpit i kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, disa pjesë të planit të buxhetit u bë e qartë që në fillim se do të ndeshnin në rezistencën e ashpër të të dy partive.
Pas DASH-it, humbësit e mëdhenj nga “buxheti i rrudhur” i Trumpit janë Departamenti i Bujqësisë, ai i Punës, Energjisë, Tregtisë e Transportit, si dhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit “EPA”, ndërsa nuk preket Mbrojtja, Siguria Kombëtare dhe Administrata e Sigurisë Bërthamore.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...