Trump reagoi në rrjetin social Twitter ndaj siç e quajti ‘të marrit’ nga Kina. Kritikat më parë për propagandën kineze dhe akuzat e makinerisë së propagandës komuniste kineze që do të ishin qesharake sikur të mos ishte situata kjo që është, nuk ishin kaq të ashpra nga Trump.
“Një çmendur në Kinë sapo lëshoi një deklaratë që fajësonte të gjithë të tjerët përveç Kinës për virusin që tani ka vrarë qindra e mijëra njerëz. Ju lutem ja shpjegoni këtij budallai se ishte “mungesa e kompetencës së Kinës, dhe asgjë tjetër, që shkaktoi këtë vrasje masive anekënd botës”.
Pandemia e koronavirusit të ri SARS-CoV-2, shpërtheu së pari në Kinë, në qytetin Wuhan në dhjetor të 2019’s, e sipas të dhënave të fundit ka shkaktuar 323 mijë viktima dhe reagimi ka shkaktuar krizë ekonomike.
Administrata e Trump ka drejtuar kritika ndaj Kinës që nga fillimi me daljen e raporteve për dyshime për fshehjen e rrezikut të seriozitetit të sëmundjes vdekjeprurëse. Kritika ka edhe për agjencinë e OBSH rreth jo seriozitetit të trajtimit të të dhënave nga Kina.
Kinajo shumë pas përhapjes së sëmundjes ndërron qasje dhe nisë një fushatë propagande e diplomatike duke provuar të i ikë çdo fajësimi të mundshëm. Në presion diplomatik ajo kishte përdorë edhe mjete si kërcënimi me ndalim të dërgimit të pajisjeve e medikamente shëndetësore të nevojshme nëse nuk shprehej lëvdata publikisht./expres/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...