Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani nëse do të arrihet një marrëveshje paqeje me talebanët.
Komentet e Trump në Shtëpinë e Bardhë vijnë disa ditë pasi Uashingtoni dhe grupi kryengritës kanë rënë dakord mbi një projekt-kornizë të një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund konfliktit 17-vjeçar afgan.
Pas disa ditë bisedimesh me talebanët në Doha, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për pajtimin e Afganistanit, Zalmay Khalilzad, tha se palët kanë rënë dakord “në parim” me një kornizë sipas të cilës kryengritësit janë të detyruar të parandalojnë që grupe si al-Kaida dhe Shteti Islamik, të përdorin tokën afgane për sulme kundër Amerikës, aleatëve të saj si dhe fqinjëve të Afganistanit.
Në këmbim, SHBA-ja do të tërheqë trupat e saj nga vendi, por do t’u kërkohej talebanëve të zbatonin një armëpushim dhe të hapnin dialog me qeverinë afgane.
Talebanët thotë se të dyja palët janë të vendosura të vazhdojnë bisedimet muajin e ardhshëm.
Por ndërsa grupi kryengritës po mban bisedime me zyrtarët amerikanë, ka refuzuar deri tani të takohet me përfaqësuesit e qeverisë në Kabul.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...