Trump fton Abbas të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

21:35 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikane, Donald Trump e ftoi sot homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, ta vizitojë në Shtëpinë e Bardhë për të gjetur një mënyrë për rifillimin e përpjekjeve të paqes me Izraelin, njoftoi presidenca palestineze.

“Gjatë bisedës së tyre të parë telefonike që prej marrjes së funksioneve të Trump më 20 janar, Presidenti amerikan ftoi Abbasin të vijë sa më shpejtë të diskutojë për mënyrat e rifillimit të procesit politik”, tha presidenca palestineze e cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Wafa”.

“Trump ka theksuar angazhimin e tij në favor të një procesi paqeje që të sjellë një paqe të vërtetë mes Palestinezëve dhe Izraelitëve”, thuhet në këtë komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme