Trump falënderon Putinin që largoi diplomatët nga Rusia: Do kursejmë para!

01:11 | 11 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka falenderuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, që ka larguar diplomatët amerikanë nga Rusia.

Rusia e morri këtë vendim si shenjë hakmarrje kundër sanksioneve të reja ekonomike që SHBA-të i vendosën së fundmi, transmeton portali arbresh.info

“Unë dua ta falenderoj atë, sepse ne po përpiqemi që të ulim listën e pagave dhe i jam shumë mirënjohës që largoi një numër të madh njerëzish, sepse kështu ne kursejmë paratë”, ka thënë Trump para gazetarëve në klubin e tij të golfit në New Jersey.

“Nuk ka asnjë arsye që ata të kthehen. Unë e vlerësoj shumë faktin se kemi qenë në gjendje të zvogëlojmë listën e pagave. Kështu kursejmë para”, ka shtuar ai.

Është e paqartë nëse kjo deklaratë është e njëmend, sepse më shumë se dy të tretat e punonjësve të qeverisë amerikanë në Rusi ishin shtetas të huaj dhe jo qytetarë amerikanë, shkruan WP.

Putin ka dhënë urdhër për largimin e 755 punëtorëve, duke lënë Ambasadën dhe konsullatat në Rusi vetëm me 455 punonjës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme