Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shtruar në spitalin Walter Reed të premten, pasi ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump rezultuan pozitivë me koronavirus.
Mjeku i presidentit Trump, Sean Conley, tha të shtunën përmes një konference për media nga spitali ku po trajtohet presidenti, se ai deri më tash është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.
“Këtë mëngjes presidenti është në gjendje mjaft të mirë”, tha Conley.
Ekipi mjekësor që është duke mbikëqyrur gjendjen shëndetësore të presidentit Trump, deklaruan se ai është duke u trajtuar me të gjitha procedurat e nevojshme dhe se nuk ka të vendosur asnjë pajisje oksigjeni dhe organet respiratore i ka vitale.
Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump të shtunën tha se po ndjehet mjaft mirë.
“Mendoj se po shkon mirë. Faleminderit të gjithëve”.
Të premten, mjeku i presidentit, Sean Conley, tha se Trump “është i lodhur” dhe “si masë paraprake” mori një dozë të një trajtimi eksperimental, që përfshin antitrupa sintetikë kundër patogjenit”.
Conley tha se Zonja e Parë “është mirë, me vetëm një kollë të butë dhe dhimbje koke”, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes Trump janë mirë dhe “kanë dalë negativë në testet për koronavirus”.
Ajo nuk ka pasur nevoj të hospitalizohet për shkak të gjendjes së mirë shëndetësore.
Një numër senatorësh republikanë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus po ashtu.
Infeksionet e reja që vijnë pas ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator, kanë ngritur dyshimet se ky tubim ka qenë shkaktar i përhapjes së koronavirusit. Shumë mysafirë janë parë pa maska dhe duke mos mbajtur distancën sociale.
Zhvillimet dramatike kërcënojnë ta kthejnë muajin e fundit të fushatës zgjedhore presidenciale përmbys, duke përqendruar vëmendjen në deklaratat e mëhershme të presidentit Trump për minimizimin e një pandemie që ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe infektuar mbi 7 milionë.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...