Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi se Turqia qëndron pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Siri javën e kaluar.
“Askush nuk e di se kush është pala tjetër, por unë e di. E dini se është Turqia? Turqia është ajo që qëndron pas saj. Erdogan është një tip shumë i zgjuar, e ka dëshiruar këtë për vite me radhë dhe e arriti. Ata njerëz që u futën janë të kontrolluar nga Turqia dhe kjo është ok, është një mënyrë tjetër për të luftuar”, u shpreh Trump.
Sipas tij, Turqia mban dhe do të vazhdojë të mbajë “çelësin” e zhvillimeve në Siri.
“Tani për tani, Siria ka shumë, e dini, ka shumë të pacaktuara… Unë mendoj se Turqia do të mbajë çelësin e Sirisë“, shtoi Trump.
Turqia, e cila kontrollon zona në veri të Sirisë pas disa inkursioneve ndërkufitare kundër milicisë kurde siriane YPG, ishte një mbështetës kryesor i grupeve opozitare që synonin të rrëzonin Assadin, i cili mbështetej nga Irani dhe Rusia, që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011./abcnews.al
Rezultoi pozitiv në doping/ Reagon Chelsea dhe futbollisti, ...
VV-ja nesër bën prezantimin e kandidatëve për deputetë
Gjesti hakmerret ndaj Lelës, ia merr produktet e grimit
Këtë mesjavë nis Liga Unike tek meshkujt
14 çanta me mbi 1 milionë tableta dhe 300 mijë euro, kapet n...
Vokrri: Njëri nga të arrestuarit e ka pranuar fajësinë për s...