Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar ish-gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij të posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë, Kellogg gjatë mandatit të parë të Trumpit më 2017 deri në fillim të vitit 2021 ka qenë shef i shtabit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe këshilltar sigurie i ish-zëvendëspresidentit Mike Pence. Kellogg ka një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe në ekonomi “dhe ka qenë aktiv në mandatin tim të parë në funksionet më të larta në fushën e sigurisë kombëtare”, deklaroi Trump në platformën e tij online Truth Social.
Kellogg ka hartuar planin për fundin e luftës
80-vjeçari Kellogg i ka paraqitur Trumpit planin për fundin e luftës, i thanë agjencisë Reuters tre persona të rrethit të brendshëm të ngarkuar me këtë çështje. Kellogg, sipas këtyre të dhënave, planin e ka përgatitur bashkë me Fred Fleitz, i cili gjithashtu ka punuar si shef i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në administratën e Trumpit gjatë mandatit të tij të parë presidencial.
Sipas propozimeve në planin e hartuar SHBA do ta furnizojnë Ukrainën me armë të tjera, vetëm nëse ajo hyn në bisedime paqeje. Njëkohësisht SHBA parlajmërojnë Rusinë, që çdo refuzim për negociata mund të çojë në një mbështetje të përforcuar për Ukrainën. Një anëtarësim në NATO i Ukrainës tani për tani nuk mund të diskutohet. Trump i refuzoi ndihmat e mëtejshme për Ukrainën gjatë fushatës elektorale, ku ai deklaroi, se në rast të një fitoreje do t’i japë fund luftës përpara marrjes së mandatit. Betimi i tij si president zhvillohet më 20 janar./dw
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...