Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me një embargo të plotë bashkë me sanksionet e nivelit më të lartë për Kubën, nëse ajo nuk i ndalon operacionin e trupave në kryengritjen e Venezuelës.
“Shpresojmë që të gjithë ushtarët kubanë do të kthehen menjëherë dhe në mënyrë paqësore në ishullin e tyre”, tha Trupm në një seri postimesh në Twitter.
Zyrtarët kubanë kanë hedhur poshtë pretendimet e grupeve opozitare. Të martën, ministri i jashtëm kubanez Bruno Rodriguez Parrilla shkroi në Twitter se vendi ishte duke solidarizuar me presidentin Nicolás Maduro.