Trump e quan Merkelin “grua të jashtëzakonshme”

20:08 | 27 Prill 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka insistuar se ai ka “një marrëdhënie shumë të mirë” me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Trump e quajtu Merkelin “grua të jashtëzakonshme” , transmeton portali arbresh.info

Merkel po viziton Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që të ndikojë te Trump për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe për të shmangur tarifat e SHBA-ve.

Përpara një konference shtypi me të ftuaren e tij, Trump tha se “ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Në të vërtetë kemi pasur marrëdhënie të tilla që nga fillimi, por disa njerëz nuk e kanë kuptuar këtë”.

Merkel viziton Shtëpinë e Bardhe menjëherë pas Emmanuel Macron, Presidentit të Francës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme