Google ADS

Trump e quajti “kafshë”, Bashar al-Assad përgjigjet në mënyrë diplomatike

22:20 | 30 Maj 2018
Trina Galanxhi

Presidenti sirian Bashar al-Assad për Russia Today ka thënë se ai qëndron indifferent ndaj homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili e quajti atë kafshë.

Bashar al-Assad tha se nuk ka asnjë pseudonim për presidentin amerikan Donald Trump, pavarësisht se ky i fundit e ofendoi atë gjatë muajit të kaluar, transmeton portali arbresh.info

“Kjo nuk është gjuha ime, prandaj nuk mund të përdor gjuhë të njejtë. Kjo është gjuha e tij dhe e përfaqëson atë”, tha Assad.

Presidenti sirian e ka shpjeguar më tej pikën e tij, duke thënë se “gjuha e Trump” nuk ndryshon asgjë për të personalisht.

“Gjuha që përdor Trump i lejon njerëzit që të krijojnë mendimin e tyre për atë. Zakonisht njerëzit dëgjojnë ata që të cilëve u besojnë, që kanë nivel të lartë moral dhe etik, por fjalët e Trump nuk kanë aspak rëndësi për mua”, shtoi ai.

Assad ka komentuar një postim në mediat sociale të Donald Trump, i cili e ka akuzuar atë për përdorimin e armëve kimike mbi civilët.

Damasku ka mohuar akuzat e ngritura gjatë muajit prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme