Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump dhe mbreti jordanez prekën në takim çështje si “terrorizmi, kërcënimi nga Irani, kriza në Siri, si dhe përpjekjet për një paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.”
Këshilltari i Presidentit dhe njëkohësisht dhëndërri i tij, Jared Kushner, u takua kohët e fundit me zotin Abdullah, gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, që synonte të hidheshin bazat për një plan paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Plani mendohet se mund të kundërshtohet nga palestinezët, ngaqë Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetit të Izraelit, një çështje e shumëdebatur në Lindjen e Mesme. /VoA
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...