Ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, u betua si kryetare e re e Bordit të Politikave të Mbrojtjes të mërkurën, njofton Pentagoni. Ky emërim vjen pothuajse një vit pasi administrata Trump e largoi atë dhe ekspertë të tjerë të sigurisë kombëtare nga ky komitet këshillues, shkruan CNN.
Albright është kryetarja e parë e bordit që kur Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin filloi rishikimin e tij të komiteteve këshillimore të Pentagonit në fillim të këtij viti. Në fillim të shkurtit, Austin shkarkoi qindra anëtarë të 42 bordeve dhe komiteteve të departamentit, duke përfshirë anëtarë të cilët ishin të emëruar në ditët e fundit të administratës Trump.
Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trump spastroi pozitat udhëheqëse nga disa ekspertë të vjetër të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë Albrightin, ish-sekretarin e shtetit Henry Kissinger dhe të tjerë.
Tani, një vit pasi u hoq nga Bordi i Politikave të Mbrojtjes, 84-vjeçarja Albright do të kthehet si kryetare e tij. Ajo shërbeu si sekretarja e parë femër e shtetit nga viti 1997-2001.
“Nën udhëheqjen e Sekretarit Austin, Departamenti po përshtatet me natyrën e ndryshueshme të luftës dhe po punon për të qëndruar përpara çdo kundërshtari të mundshëm”, tha Albright në një deklaratë.
“Mezi pres të bashkëpunoj me kolegët e mi në DPB për të ofruar këshillat tona të pavarura mbi gamën e plotë të çështjeve të politikave me të cilat përballet Departamenti.”
Deri tani, Albright është e vetmja anëtare e Bordit të Politikave të Mbrojtjes, sipas faqes së internetit të Departamentit të Mbrojtjes, trasnemton expres.
Bordi i Politikave të Mbrojtjes është një grup i jashtëm këshillues i ish-zyrtarëve të profilit të lartë të sigurisë kombëtare të cilët “i japin Sekretarit të Mbrojtjes dhe Zëvendës Sekretarit të Mbrojtjes, këshilla dhe opinione të pavarura të informuara me çështjet e politikës së mbrojtjes në përgjigje të detyrave specifike të caktuara nga vet Sekretari i Mbrojtjes dhe Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes”, thuhet në faqen e saj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...