Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, tha se ky i fundit ka qenë në dijeni paraprakisht për një takim – në qershor të vitit 2016 – midis ndihmësve të tij dhe një delegacioni rus, që i ka ofruar fushatës zgjedhore të Trumpit ndihmë, duke shpërndarë informacione dëmtuese për rivalen e tij, Hillary Clinton.
Sipas mediave amerikane, CNN dhe NBC, avokati Michael Cohen tha se ka qenë i pranishëm kur djali i Trumpit, Donald Trump Jr., i ka treguar babait të tij për ofertën ruse dhe se Trump e ka miratuar takimin.
Cohen, i cili është vetë nën hetime, raportohet të jetë shprehur i gatshëm për të dëshmuar për këtë çështje para këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Trump ka mohuar se ka ditur paraprakisht për takimin e fushatës së tij me rusët.
Trump Jr., dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe menaxher i fushatës së Trumpit, Paul Manafort, janë takuar në Kullën Trump të Nju Jorkut më 9 qershor, 2016, me avokaten ruse me ndikim, Natalia Veselnitskaya.
Veselnitskaya ka mohuar se ka vepruar në emër të Kremlinit, duke i thënë Kongresit se ajo vepron “e pavarur nga çdo organ qeveritar”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...