Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris tha se është gati që të zhvillojë një debat me ish-presidentin Donald Trump.
“Unë mendoj se votuesit meritojnë të shohin ndasinë që ekziston në këtë garë në një debat televiziv. Dhe kështu unë jam gati, le të shkojmë,” u tha Harris gazetarëve, shkruan CNN.
Trump tha të martën se dëshiron të përballet në një debat televiziv me zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Sipas Trump, debati me Harris nuk do të ndryshojë nga Biden, pasi kanë të njëjta politika. Ai theksoi se do të ishte i hapur për të marrë pjesë në më shumë se një debat me Harris dhe mendonte se ishte “e rëndësishme” të kishte debate presidenciale.
Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale. Pas vendimit të Bidenit, demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.
Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...