Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është gjallë, por refuzoi të jepte detaje mbi gjendje e tij shëndetësore.
Kur u pyet gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë për raportimet kontradiktore për gjendjen e diktatorit koreano-verior, Trump tha: “Nuk mund të flas dot për këtë. Thjesht i uroj më të mirën. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të. E di se si është dhe me shumë mundësi edhe ju do të merrni lajme në të ardhmen e afërt”.
Më pas, Trump mbrojti edhe politikën e ndjekur ndaj Koresë së Veriut: “Nëse nuk do të isha unë President, do të ishim në luftë me Korenë sot. Jua them me siguri këtë”.
Dje, zyrtarë të Koresë së Jugut bëjnë thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un.
Në një takim me dyer të mbyllura gjatë ditës së djeshme, Kim Yeun Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, u tha zyrtarëve të tjerë se pavarësisht zërave në mediat ndërkombëtare, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me aktivitetin e Koresë së Veriut.
Thirrja vjen pasi një sërë mediash publikuan lajmin se Kim Jong-un mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një komplikacioni kardiovaskular apo se është izoluar nga frika e koronavirusit.
Të tjera publikuan edhe lajmin e vdekjes së mundshme të tij. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha Yeun Chul.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...